INUK-u nis aksionin në Elbasan

Të shoqëruar edhe nga Policia e Shtetit, INUK-u ka nisur aksionin tek rruga e doganave, për të vijuar gjatë gjithë javës me objektet pa leje që kanë zënë hapësirat publike.

Një pjesë e banorëve kanë ndërhyrë në kohë për të shpëtuar sa të munden nga ndërtimet e tyre, për t’u tërhequr më pas përpara forcës së ligjit, por nuk kanë munguar edhe kundërshtimet e personave që pretendojnë se janë në proces legalizimi.

Krerët e INUK-ut të cilët kanë ndjekur nga afër aksionin deklaruan se nuk do të ketë tolerime dhe seleksionime duke u bërë thirrje qytetarëve që kanë ndërtuar pa leje të nisin vullnetarisht lirimin e tyre.

SHKARKO APP