“Invalidët lihen pa pension”, Berisha: Zemërgurë e të pashpirtë
Invalidë që nuk marrin pagesën e invaliditetit.
Ky është denoncimi i një prindi nga Roskoveci, që ka zgjedhur ta bëjë publik përmes Facebook-ut të ish kryeministrit Sali Berisha.
Ai përmend edhe emrin e kryebashkiakes Majlinda Bufi dhe një personi tjetër, si njerëzit përgjegjës për këtë situatë.
“Lekët janë xhiruar nga thesari por ato i shpërdoron Majlinda Bufi dhe hajduti i saj Avni Ceno Cjapi. Unë kam marr Nëntorin por s’kam marr akoma gushtin. Ku jane lekët e gushtit?, shkruan qytetari.
Postimi i plotë i ish-kryeministrit:
Zemergur e te pashpirt! Invalidet lihen pa pension!
Miq, narkozyrtaret shpirtkazem ne festat e fundvitit per vete zhgerryhen ne luks e salltanete, gromesijne kavjar te Detit Kaspik dhe shampanja e vera te rralla kurse invalideve nuk u japin per kafshaten e gojes pensionin e rradhes dhe pervetesojne fondin e tyre.
Denoj me ashpersine me te madhe kete akt çnjerezor te narkozyrtareve te Edvin Hajdutit dhe kerkoj dhenien e menjehershme te pensioneve te tyre.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Zoti Berisha Pershendetje!
Jam nje prind nga Roskoveci qe kam djalin invalid ne grupin e pare. Halli im i madh eshte qe nuk kam marr pagesen e invaliditetit te djalit per muajin dhjetor. Si puna ime jane 200 familje ne gjithe Bashkine e Roskovecit.
Leket jane xhiruar nga thesari por ato i shperdoron Majlinda Bufi dhe hajduti i saj Avni Ceno Cjapi. Une kam marr Nentorin por skam marr akoma gushtin. Ku jane leket e gushtit?
Avniu dhe Majlinda leket i perdorin per interesa personale dhe nuk ia shperndajne familjeve qe mbajne frymen gjalle me keto lek. Avniu merr 30 milion lek cdo muaj nga leket e hallexhinjeve dhe i mbyll ne banke ne emrin e tij dhe merr perqindje kurse ne hallexhinjte presim ne pike te hallit. Une dhe 200 familje me halle ne Roskovec nuk do te festojne per vit te ri se leket tona i ka marr Avni Cjapi. Te lutem zoti Berisha publikoje kete hallin tone se askush nuk po na jep zgjidhje.