Invalidët/ OKB, “shuplakë” qeverisë – Konventa për të Drejtat e PAK, e pazbatuar!
Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar i ka dhënë një ‘shuplakë’ qeverisë shqiptare në drejtim të zbatim të Konventës për këtë kategori. Në raportin e prezantuar në muajin shtator renditen një sërë shqetësimesh, duke nisur nga përshtatja e legjislacionit, diskriminim për shkak të aftësisë, mungesa e planit kombëtar për aksesueshmërinë e këtyre personave, aksesin në drejtësi, etj. Ndërkohë që, sipas ekspertëve raporti pasqyron të gjitha shqetësimet, që janë ngritur vazhdimisht nga organizata që përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuar.
Sipas kreut të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, gjetjet e raportit duhet të pasohen me marrjen e masave urgjente, me qëllim përmirësimin e situatës.
Sipas nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi, rekomandimet e Komitetit të Kombeve të Bashkuara për PAK do të jenë një dokumentet referimi për komisionet parlamentare, teksa shtoi se është e domosdoshme një rritje e njohurive për ligjet dhe të drejtat aktuale.