Inventari i “Agon Channel”, vlera e investimit 12 mld lekë

Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe konfiskuara zbarkon në televizionin “Agon Channel” në pronësi të italianit të shpallur në kërkim Francesko Beketi.

Punonjësit e  kësaj agjencie, në kuadër të grupit të punës së krijuar së bashku me policinë, tatimet dhe prokurorinë kanë marr në administrim 60 % të aksioneve të televizionit Agon Channel. Me urdhër të Ministrit të Financave janë emëruar tre administrator nga Agjencia, të cilët kanë bërë edhe inventarizimin e pajisjeve të televizionit.

Sipas prokurorisë, janë mbajtur shënim çdo aparaturë e gjetur brenda në televizion, mjetet e tjera për llogari të kësaj media si dhe të gjitha borderot e hyrje-daljeve të kompanisë Agonset. Referuar këtij procesverbali të inventarizimit, vlera e pajisjeve të cilat janë mbajtur shënim kap vlerën e rreth 1.2 miliard lekë të reja. Kjo shumë, sipas agjencisë së administrimit të këtyre pronave, është nxjerr nga një përllogaritje e thjeshtë, mbi bazën e çmimeve të referencës në treg të këtyre pajisjeve. Prokurorët thonë se vlera e pajisjeve të sekuestruara është shumë larg shumës që dyshohet se Francesko Becheti ka pastruar në Shqipëri. Sipas materialeve hetimore, kompanitë që drejtoheshin nga Bechetti dhe familjarët e tij, dyshohet se në Shqipëri kanë pastruar rreth 39 mln euro.

SHKARKO APP