Investigimi i “BOOM”: E drejta e autorit vetëm në letër, artistët asnjë përfitim

Ligji për të drejtën e autorit edhe pse është një nga kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, nuk po gjen zbatim.

Për dy netë me radhë, “BOOM” ka sjellë denoncimet e artistëve më në zë, të cilët deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë shpërblim nga puna e tyre ne vite.

Kastriot Tusha: Di që nuk kemi marrë ndonjë shpërblim nga interpretimet tona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Irma Libohova: Deri tani nuk di që të kem arkëtuar ndonjë të ardhur nga përdorimi i zërit apo i këngëve që kam krijuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Manjola Nallbani: Ka njerëz që përfitojnë nga kjo gjë, por unë kurrë.

“BOOM” publikoi dhe aktekspertimet e realizuara me kërkesë të prokurorisë Tiranë, në lidhje me abuzimet e dy prej agjencive të administrimit kolektiv.

Në konkluzion veprimet e agjencisë AKDIE tregojnë shpërdorim detyre dhe abuzimin në lidhje me shpërndarjen e fondeve të mbledhura nga kjo organizatë jofitimprurëse, ku kostot e shpenzimeve të administrimit të kësaj agjencie, nuk janë sa 30% e shpërblimeve të shpërndara, por në të trija rastet mbi 100%.

Në lidhje me rilicensimin e tyre edhe pas konstatimit të abuzimeve të shumta, drejtori i të Drejtës së Autorit në Ministrinë e Kulturës u shpreh:

Sofjan Jaupaj: Ligji e parashikon 30% të kostove administrative. Shpesh herë ka një tejkalim të këtyre kostove. Ministria e Kulturës mori përsipër rilicensimin me kusht që këto para të cilat kanë shkuar për një kosto administrative ekstra, apo nuk janë identifikuar në kohë antarët në mënyrë që të shpërndahet , u ka lënë një afat 6-mujor këtyre dy agjencive në mënyrë që të bëjnë shpërndarjen tek artisti.Sa i takon legjitimitetit, nëse rilicensimi me kusht lejohet apo jo, ju bëj me dije se veprimet juridike bazuar në kodin civil shqiptar mund të vendosen në çdo rast me kusht , nëse ekziston një kusht i tillë.

“BOOM” denoncoi gjithashtu fakte në lidhje me licensimin dhe funksionimin e dyshimtë të agjencisë Gramm-A, e cila aktualisht vetëm mbledh, por nuk shpërndan të ardhura për producentët.

Drejtori Romeo Koçi: Ka pasur një kalim, një shifër 4 milion lekë të vjetra të cilat ne i kemi thënë Suadës që t`ua u kalojmë përsëri atyre pasi akoma ne jemi në fazën që nuk kemi bërë detyrat. Ne nuk kemi mundësi të shpërndajmë.

/Ora News.tv/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?