Investigimi i “Stop” , Dallëndyshe Bici shkarkon dy punonjësit e IKMT

Kryeinspektorja e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, shkarkon nga  detyra punonjësit Aneld Këndezi dhe Bledar Pullazi. Vendimi është marrë menjëherë pasi në  emisionin investigativ “Stop”, dy të punonjësit janë filmuar në proces korruptimi teksa ishin  duke kryer detyrat publike.

Në njoftimin e IKMT thuhet se: “Ndaj dy personave do të kërkohet edhe ndjekja penale. IKMT falënderon mediat dhe inkurajon çdo denoncim kundrejt personave që përfitojnë nga detyrat  publike duke abuzuar. Po ashtu IKMT thekson se, ngjarja nuk duhet të zbehë besimin e shqiptarëve  në punën e këtij institucioni”.

SHKARKO APP