Investime në arsim në Berat

Çerdhja e rikonstruktuar Nr. 7 në lagjen “Donika Kastrioti” hapi sot dyert për rreth 30 fëmijë të grup-moshave 0-3 vjeç, nga të cilët 15 fëmijë janë të komunitetit rom dhe egjiptian, dhe është në pritje të regjistrimit të 30 fëmijëve të tjerë. Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Romana Vlahutin, Ambasadore e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Brian J. Williams, Koordinator i Përhershëm i OKB-së Në Shqipëri dhe Përfaqësues i Përhershëm i PNUD-it, Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Petrit Sinaj, Kryetari i Bashkisë Berat, deputetë, përfaqësues të institucioneve vendore, qytetarë etj.

Rikonstruksioni i çerdhes ishte një prioritet i identifikuar nga banorët e lagjes “Donika Kastrioti” dhe anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian, gjatë procesit të konsultimit në forumet këshillimore komunitare.

Kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, pasi u uroi mirëseardhjen të pranishmëve në këtë ceremoni, vlerësoi rikonstruksionin e kësaj çerdheje si një projekt mjaft domethënës për Bashkinë e Beratit, me kushte jashtëzakonisht të mira, ku përfitojnë rreth 60 fëmijë, një pjesë e mirë e të cilëve janë nga komuniteti rom dhe egjiptian.  Kryebashkiaku Sinaj ndër të tjera tha: “Ky është një model që do të vazhdojë në të gjitha çerdhet dhe kopshtet e tjera të territorit të Bashkisë së Beratit, për të krijuar standarde bashkëkohore për rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Bashkia Berat po punon që fëmijët e shtresave në nevojë të kenë kushte sa më të mira në edukimin parashkollor. Bashkia e Beratit me një vendim të Këshillit Bashkiak më 26 prill të këtij viti ka mundësuar heqjen e taksës së çerdhes për prindër të grupeve vulnerabël, përfshirë ato rome dhe egjiptiane, në mënyrë që të gjithë fëmijëve t’u ofrohen kushte për një zhvillim normal. Përfitoj nga rasti të falenderoj Bashkimin Evropian për financimin dhe PNUD-in për realizimin.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Përshëndetën në këtë ceremony  Ogerta Manastirliu, Minisrte e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu dhe z. Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, të cilët theksuan se investimi në kopshte dhe çerdhe është një investim për të ardhmen, pasi që aty nis edukimi dhe formimi i gjeneratave të së ardhmes, duke përfshirë këtu edhe komunitetin rom dhe egjiptian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fjalën e saj Romana Vlahutin theksoi se ndihej krenare që BE-ja financoi këtë objekt, në të cilin do të përfshihen në edukim që në fazën e hershme të jetës së tyre komunitetet rome dhe egjiptiane, që edhe ata të mësojnë, të luajnë dhe të gëzojnë si pjesa tjetër e fëmijëve në Berat.

Brian Ëilliams përgëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Beratit për të lehtësuar familjet në nevojë nga tarifa e çerdheve. “Kjo çerdhe do të mirëpresë 60 fëmijë, nga të cilët 20 nga komuniteti rom dhe egjiptian. Këta fëmijë do të jenë të parapërgatitur për arsimin parashkollor, gjë që është shumë e rëndësishme për shfrytëzimin e potencialeve njerëzore dhe një hap i madh drejt përfshirjes sociale të fëmijëve romë dhe egjiptianë në sistemin e arsimit”, – tha z. Williams.

Në fund të kësaj ceremonie, të pranishmit vizituan mjediset e çerdhes së rikonstruktuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?