Investimet e reja, Tirana sot vlen sa e gjithë Shqipëria e 2006-ës. Prodhon 20 milionë euro në një ditë

Investimet e fundit në infrastrukturë, lagjet e reja, ndërtimi i shkollave dhe i kopshteve në kryeqytet ka bërë që në Tiranë të rritet vlera e pronës, por dhe të kthehet në vendin e duhur për shumë kompani ndërkombëtare për të zhvilluar biznes. Bazuar në të dhënat më të fundit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, rezulton se vetëm Tirana sot vlen sa e gjithë Shqipëria në vitin 2006.

Bazuar në peshën që ka kryeqyteti në ekonominë e vendit, nga një përllogaritje e thjeshtë, rezulton se ekonomia e Tiranës në një vit prodhon rreth 7.2 mld euro. Në një ditë ekonomia vlen 19.8 milionë euro.

Prodhimi ekonomik i projektuar i Tiranës si qark këtë vit, prej 7.2 mld euro, është i barabartë me prodhimin ekonomik të të gjithë ekonomisë shqiptare në vitin 2006. Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit fiksohej në rreth 872 milionë lekë, ose rreth 7.3 miliardë euro. Kjo përllogaritje i referohet PBB-së me çmimet e tregut me çmime korente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket prodhimit ekonomik në një ditë të secilit qark, pas Tiranës, në vend të dytë ndjek qarku i Fierit, me rreth 5 milionë euro, Durrësi me 4.6 milionë euro, Elbasani me 3.1 milionë euro, Vlora me 2.6 milionë euro, Korça me 2.5 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund të tabelës shohim qarkun e Dibrës, që prodhon në një ditë 1.3 milionë euro, atë të Gjirokastrës, 1 milion euro, dhe në fund fare, qarkun e Kukësit, me vetëm 764 mijë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?