Investimet në kryeqytet, rehabilitohet infrastruktura rrugore në një tjetër bllok banimi te Njësia 11

Një tjetër bllok banimi në kryeqytet do të ketë një infrastrukturë rrugore tërësisht të rehabilituar. Bëhet fjalë për bllokun në Njësinë numër 11, i cili kufizohet nga rrugët “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi”.

Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, banorët e kësaj zone do të kenë tashmë infrastrukturën e duhur për të pasur një jetë dinjitoze në kryeqytet, e cila u ka munguar për vite me radhë.

“Vijon puna në kantier për rehabilitimin total të infrastrukturës rrugore të bllokut tw banimit që kufizohet nga rrugët “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi”. ? #NjesiaAdministrativeNr11 #ErionVeliajPerTiranen #BashkiaTirane”, njofton Njwsia Bashkiake nr.11 pwrmes një postimi në “Facebook’”, teksa publikon edhe disa foto nga punimet në terren.

Swiss Digital Desktop Reklama

Investimi parashikon rehabilitimin e plotë të zonës, duke përfshirë infrastrukturën nëntokësore, ashtu edhe atë sipërfaqësore me rrugë, trotuare, ndriçim, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?