“Investimet sipas ngjyrës politike”, kryebashkiaku i Devollit kërkon fondin për zjarrfikëset

Qeveria vendosi pak ditë më parë një fond prej 50 milion lekësh për bashkitë për të blerë mjete zjarrfikëse. Por Kryebashkiaku i Devollit, Bashki që nuk ishte përfituese thotë se ata u përjashtuan për motive politike. Për të përforcuar këtë ide, ai thotë se gati në një mandat, Bashkia ka përfituar vetëm një investim nga qeveria.

Vala e zjarreve që përfshiu vendin në fund të shtatorit nxori edhe një herë në pah problematikat e shërbimit zjarrfikës në disa bashki.

Devolli është një prej bashkive,  ku mjeti i vetëm zjarrfikës është i viti 1957 dhe i amortizuar në atë gjendje sa ka rrezikuar edhe jetën e qytetarëve kur i është kërkuar ndërhyrja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bledjon Nallbati: Ne kemi mjet të vitit 1957 që përpiqemi ta mbajmë në funksion me të gjitha mënyrat e mundshme por është tejet e amortizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të ndryshuar këtë situatë, qeveria vendosi në mbledhjen e 11 shtatorit një fond prej 50 milionë lekësh për blerje automjetesh zjarrfikëse për disa Bashki.

Por mungesa Bashkisë së Devollit në listë, për kryebashkiakun e djathtë Bledjon Nallbati, është tregues i ndarjes sipas tij politike të financimeve të qeverisë.

Bledjon Nallbati: Unë nuk dua ta mendoj që qeveritë akoma në vitin 2018 për shërbime të tilla të nevojshme e ndajnë popullatën e këtij vendi në të majtë dhe në të djathtë. Fatkeqësisht ka ndodhur.

Për të përforcuar këtë ide, ai tregon se në kohën kur po mbyll një mandat në zyrë, Bashkia e drejtuar prej tij ka përfituar vetëm nje financim.

Bledjon Nallbati: Jo vetëm në këtë rast por unë po mbyll gati një mandat të plotë dhe me pëërjashtim të lotit të parë të shëtitores së qytetit, nuk kemi marrë as edhe një investim të vetëm.

Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e Devollit numëron 26.716 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron një popullsi prej 42.388 vetësh.

Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 44 fshatra.

Ora News - “Investimet sipas ngjyrës politike”, Devolli kërkon fondin për zjarrfikëset

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?