“Investimet strategjike” në Kuvend, Qato: Siguri për më shumë investitorë

Ndryshimet në ligjin e investimeve strategjike, i cili iu jep edhe një vit kohë subjekteve të interesuara për të aplikuar për marrjen e statusin e investitorit strategjik janë diskutuar në Parlament. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, theksoi se përmirësimi i kuadrit ligjor krijon më shumë siguri për investitorët e huaj.

Ndërkaq, Ministria e Financave po harton një ligj të ri për investimet, i cili sjell disa risi sa i përket krijimit të lehtësirave të mëtejshme për investitorët. Ligji pritet të jetë gati ë mesin e vitit që vjen dhe do të hyjë në fuqi më 1 Janar 2020.

Ndërsa sipas të dhënave zyrtare nga ky institucione, investimet e huaja në 6 muajt e parë të vitit janë rritur me 28 për qind.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot, për herë të parë mbas 30 vitesh, po qasemi me shpejtësi drejt një realiteti të ri ekonomik, dhe kjo falë reformave dhe vizionit të kësaj qeverie, e cila kishte guximin ti thoshte stop modelit të mbrapshtë të mëparshëm duke hedhur themelet e para të një ekonomie moderne të mbështetur fort në sektorët e saj strategjik”- tha ministrja Qato.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/QatoSonila/videos/1984468518280165/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?