Investimi turistik në Sazan, Ervin Salianji “ndërsen” Niko Peleshin kundër Edi Ramës
Deklarimit të Kryeministri Edi Rama nga Asambleja Kombëtre e PS për projektin e paraqitur nga dhëndri i ish-Presidentit Donald Trump, lidhur me investimin e rreth 1 miliardë dollarë në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec, i kundërvënë deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duke publikuar deklaratat e ministrit të Mbrojtjes: A po dorëzohet ky aset kombëtar për interesa të pushtetit?
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka risjellë në vëmendje një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili është shprehur në Komision se “Baza e Sazanit nuk mund të privatizohet”.
Ndërkohë Salianji perifrazon kryeministrin Rama i cili ka deklaruar se ‘Sazani nuk është zonë e mbrojtur’.
Salianji shprehet se këto janë dy qëndrime të ndryshme, ndërsa shtron pyetjen: “A po dorëzohet ky aset kombëtar pa transparencë, pa garë dhe në kundërshtim me zotimet e qeverisë vetëm për interesa të pushtetit?”
Postimi i Salianjit:
“Me zë dhe figurë; çfarë thoshin dje dhe çfarë bëjnë sot!
Rama tha sot se Sazani nuk është zone e mbrojtur! Ndryshe, është shprehur Peleshi dje: Baza e Sazanit nuk mund të privatizohet!
Thuajse dy vite me pare kam shprehur shqetësimin publik për ishullin e Sazanit, dhe ministri i Ramës mohoi kategorikisht kur tha se baza e Sazanit nuk mund te privatizohet!
A po dorëzohet ky aset kombëtar pa transparencë, pa garë dhe në kundërshtim me zotimet e qeverisë vetëm për interesa të pushtetit?”, shkruan deputeti i PD.
“Këto ditë, Jared Kushner një sipërmarës amerikan dhe dhëndri i ish presidentit Trump shpalli ambicien për të investuar në në dy projekte turistike në Shqipëri.
Po ata që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë si shembuj të paarritshëm për zhvillime në turizëm dhe investime direkte, sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit në kthim të një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe.
Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur s’ka qenë kurrë përveç ushtareve të Enver Hoxhës, që prisnin me dylbi zbarkimin e flotës së 7 amerikane në Shqipëri dhe zbulojnë me rregull treshi sesi doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura”, tha kryeministri.
Çfarë deklaronte ministri Peleshi?
“Nuk kemi asnjë kërkesë për privatizime të bazës. Nuk mund të privatizohet baza ndihmuese, nuk ka kërkesë, nuk ka indicie, nuk ka privatizim.
Nuk ka lidhje zjarri me ndonjë konspiracion për të hapur territore për të ndërtuara. Këto janë spekulime”, ka thënë ministri Niko Peleshi.
Pavarësisht deklarimit të Ramës se ishulli i Sazanit do të kthehet në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit në Mesdhe, Salianji, përmes reagimit të tij, tenton të hedh Peleshin kundër Ramës, duket përdorur si “kalë beteje” deklarimet e ministrit për ishullin.