INVESTIMET TURKE NË SHQIPËRI, 430 MILIONË DOLLARË NË VIT

 

Në Shqipëri Turqia krijon një volum prej 430 milionë dollarësh në vit, nëpërmjet investitorëve të saj. Sipas presidentit të Turqisë, Erdogan, Turqia synon ta çojë në shifrën e 1 miliard dollarëve. Kurse presidenti shqiptar Nishani ka deklaruar se investimet turke kanë njohur rritje të dukshme në Shqipëri.

“Kemi një volum ekonomik prej 430 milionë dollarësh në vit me Shqipërinë. Ne dëshirojmë që kryeministrat e dy vendeve të nënshkruajnë sa më parë marrëveshjen me dokumente strategjikë. Dëshira ime është që vëllimi tregtar në vit të jetë që 1 miliardë dollarë. Vullneti ekziston në të dyja vendet.’’, thë Erdogan sot në Tiranë.

Nishani tha se 296 kompani turke veprojnë në Shqipëri.

“Në 5 vitet e fundit shkëmbimet ekonomike kanë njohur rritje të dukshme, investimet kanë arritur në 1 miliardë dollarë. Aktualisht në 296 kompani turke, hekur, çelik, telekomunikacion, sektorin bankar, miniera etj. Bashkarisht ne vlerën se ka hapsira ende të pashfrytëzuara në rritjen e shkëmbimit tregtar”, tha Nishani.

Erdogan dha shembullin e Turqisë, që sipas tij në 12 vjet ka patur një hop të madh në ekonomi e infrastrukturë.

“12 vitet e fundit Turqia ka patur një hop të madh në infrastrukturë, ekonomi e kudo. Turqia ka patur realizime të rëndësishme në industri e kudo. Në Stamboll po vazhdojmë me shpejtësi punimet për ndërtimin e aeroportit të tretë me 150 milionë pasagjerë në vit. Tunelin nën Marmara, kanë kaluar 73 milionë pasagjerë. Vitin e ardhshëm do jetë një tunel nën det me dy kate, për automjetet, po vazhdojmë me shpejtësi. Ura e tretë mbi Ngushticën e Bosforit. Investimi për urën është 3 miliardë euro. Një ndër urat më të gjera në botë me 4 kalime, në mes një linjë hekurudhore. Në 12 vjet kemi arritur  të krijojmë një Turqi që beson në veprat e veta dhe krijon vepra në infrasktrukturë dhe kudo. Jemi të gatshëm që të gjithë këtë dijeni që kemi në këto fusha ta ndajmë me vëllezërit tanë shqiptarë”, u shpreh Erdogan.

SHKARKO APP