Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, Fatmir Mediu: I mirëpritur, duhet transparencë e plotë

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu në një intervistë televizive u shpreh se investimet amerikane në vendin tonë janë të mirëpritura. Duke iu referuar projektit të sipërmarrësit amerikan Jared Kushner në ishullin e Sazanit, Fatmir Mediu tha se ka një efekt shumëplanësh në marrëdhëniet dypalëshe.

“Investimet amerikane në fushën e turizmit dhe mbrojtjes, jo vetëm forcojnë partneritetin me SHBA, por ka dhe një efekt shumëplanesh në marrëdhëniet mes dy vendeve. Nëse ka një ofertë reale të ardhur nga Kushner, apo investitorë të rëndësishëm amerikanë duhet të kenë vlerësime maksimale të të gjithë kaheve politike.

Duhet një transparencë të plotë për të mos lënë asnjë hije dyshimi për interesa politike apo lobiste, pasi kjo do ta dëmtonte padyshim investimin dhe marrëdhënien me këtë investim të rëndësishëm. E thashë dhe njëherë, që pjesa e dytë shumë e rëndësishme është se qeveria duhet të hedhë sytë dhe të bëhet promotor i marrëdhënieve në investimet ushtarake në nivel rajonal dhe jo vetëm në Shqipëri”, tha Mediu.

Po ashtu Mediu u ndal edhe tek aksioni i opozitës, ku propozoi që opozita të dalë me një draft të dakordësuar me të gjitha palët për sa i takon Reformës Zgjedhore. “Duhet të kemi mundësi të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Të kemi koalicione parazgjedhore…etj”, tha Mediu.

SHKARKO APP