Investimi japonez në Elbasan, Balla: Kodër Krasta do jetë parku më i madh

Pas kthimi nga Japonia, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në një aksion të organizuar për pastrimin e Kodër Krastës në Elbasan.

Balla solli lajmin e mirë të kërkesën, drejtuar Agjencisë Kombëtare Japoneze, për financimin e projektit pë rivitalizimin e Kodër Krastës.

Në fjalën e tij, Balla tha se projekti parashikon shtimin e gjelbërimit dhe hapësirave rekreative.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është e vërtetë që Krasta është “mushkëria” e vetme e qytetetit  të Elbasanit, e cila furnizon me oksigjen një qytet i cili për shkak të ish metalurgjikut, prej shumë vitesh ka pësuar ndotje. Po bëjmë një punë shumë të mirë bashkë me Gledin për të rritur hapësirat e gjelbëra. Por projekti i madh do të përfshijë padyshim edhe Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Po ashtu  edhe me mbështetjen e qeverisë Japoneze kemi depozituar zyrtarisht tashmë pranë Agjensisë Kombëtare Japoneze një projekt shumë të madh i cili synon mbjelljen e shumë hapësirave bosh brenda parkut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo për të garantuar gjelbërimin e plotë sipas të gjithë standardeve të parkut, mbushjen e parkut edhe me kënde sportive të cilat janë të domosdoshme. Përfundimin e të gjithë kësaj infrastrukture rrugore të parkut. Por duhet ta dimë që i gjithë parku i Krastës është i rrethuar nga zona informale. Quhet zona e Krastës e cila ka problematika të mëdha me kanalizimet dhe rrugët dhe padyshim edhe pjesa lindore e parkut që bëhet bashkimi me Shkumbinin, nga i cili aktualisht vijnë vetëm përmbytje. Ne duhet të garantojmë ndërtimin e një prite që të shërbejë edhe si shëtitore.

Ndërtimi i kësaj prite do të mbyllë një cikël të plotë edhe të atyre që vijnë për vrapim, me qëllim që të garantojmë që e gjithë kjo zonë do të jetë një zonë shlodhëse një zonë atraktive për të gjithë qytetin e Elbasanit. Besoj që ky është një projekt i madh vlera e të cilit shkon në disa milionë dollarë, por që fazën e parë atë të mbjelljes së plotë të parkut të Kodrës së Krastës duam ta përmbyllim. Para dy vitësh,  por dhe verën e kaluar kodra e Krastës pësoi një goditje për shkak të zjarreve, dhe të gjitha këto duhen riparuar përmes mbjelljes së pemëve të reja. Ministri Klosi e ka prioritet personal dhe shifrën që ka deklaruar është 20 milionë pemë dhe besoj që me Krastën do t’ia arrijmë të kemi edhe ne pjesën e rëndësishme në pemët e reja që do mbjellim.”, deklaroi Balla.

Sipas Ballës, zbatimi i këtij projekti e kthen Kodër Krastën në parkun më të madh të Elbasanit, dhe në zonën më të madhe të gjelbëruar, pranë qytetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?