Investimi në bulevardin e Lushnjës, Balla: Vëmendja e qeverisë do jetë edhe më e madhe
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ishte sot në Lushnje ku premtoi vëmendje të shtuar të qeverisë shqiptare për ta kthyer një qytet evropian.
“Lushnja është qyteti i shtatë më i madh në Shqipëri dhe si tillë vëmendja e qeverisë do jetë edhe më e madhe sa ka qenë në vitet e kaluara.
Po investojmë në projekte të rëndësishme të kanalizimve dhe ujësjellësit. Kemi rrugë të tjera me FSHZH që janë në prag të përfundimit dhe në ditët në vijim do u dorëzohen qytetarëve”, tha Balla.
Ndërsa inspektoi punimet që vënë në vijë një ndër problematikat që ka shqetësuar banorët prej vitesh në një nga bulevardet kryesore të qytetit, Balla tha se është biseduar me Bashkinë për projekte të tjera që i vijnë në ndihnmë banorëve dhe Lushnjes.
“Kemi detajuar në mënyrë të shpejtë një projekt të përbashkët Bashki-FSHZH për të ndrequr një problematikë të hasur ndër vite në një ndër bulevardet kryesore të qytetit të Lushnjes.
Jam i kënaqur që punimet po ecin me cilësi sot do nisë shtresa e asfaltit e brenda projektit është dhe vijëzimi dhe sinjalistika me qëllim të plotësojë kriteret e një qyteti evropian sic duam ta kemi Lushnjen. Kemi biseduar dhe për projekte të tjera me kreun e Bashkisë”, tha Balla.