Irak, studenti shqiptar hodhi veten në erë për të ndihmuar islamikët të merrnin Ramadin

 

Një student shqiptar nga Kosova ka hedhur veten në për të ndihmuar militantët e Shtetit Islamik të përparojnë për të marrë qytetin Ramadi në Irak.

20 vjecari Fatlum Shalaku, një student i shkëlqyer në Britani, ishte pjesë e një grupi prej 6 personash që hodhën vetën në erë.

Dy muaj më parë në Irak kishte humbur jetën në luftime edhe vëllai i tij Flamur Shalaku.

Mësohet se Fatlumi bashkë me 5 shokë të universitetit ku studionte në Britani kishin lënë studimet dhe I ishin bashkuar Shtetit Islamik.

Miqtë e tij në Universitet e kanë përshkruar si miqësor dhe të shoqërueshëm dhe shprehen të cuditur nga radikalizimi t ij.

Mediat në Britani shkruajnë se dy vëllezërit vinin nga një familja jo e devotshme myslimane nga Kosova.

Dy vëllezërit u kishin thënë familjarëve të tyre se janë angazhuar me punë vullnetare. Mësohet se në 2013 ata kanë shkuar në Turqi e më pas në Siri.

SHKARKO APP