Irani akuzon Bashkimin Europian për bashkëpunim në luftën SHBA-Izrael

Ministria e Jashtme e Iranit akuzoi Bashkimin Evropian për “bashkëpunim” në luftën amerikan-izraelite kundër Teheranit.

Zëdhënësi Esmaeil Baqaei tha se “indiferenca dhe pranimi i heshtur” i BE-së ndaj veprimeve të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit përbën bashkëfajësi. Ai shpërndau edhe një video të eurodeputetit belg Marc Botenga, i cili në Parlamentin Evropian kritikoi politikanët europianë që, sipas tij, po mbështesin luftën kundër Iranit.

Brenda BE-së ka qëndrime të ndryshme. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se “nuk duhet derdhur lot për rënien e regjimit iranian”, ndërsa presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, paralajmëroi se sulmet e urdhëruara nga Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu mund të destabilizojnë më tej rajonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf paralajmëroi për përshkallëzim, duke thënë se çdo sulm ndaj ishujve iranianë do të “thyejë çdo vetëpërmbajtje” të Teheranit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?