Irani godet edhe Arabinë Saudite, 2 të vrarë dhe 12 të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur pasi një raketë iraniane goditi një zonë banimi në provincën Al-Kharj të Arabisë Saudite. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet e Mbrojtjes Civile saudite.

Sipas njoftimit zyrtar, viktimat janë dy shtetas të huaj që jetonin në zonë: një shtetas indian dhe një shtetas nga Bangladeshi. Nga shpërthimi janë plagosur edhe 12 persona të tjerë, ndërsa ndërtesat përreth kanë pësuar dëmtime.

Incidenti ka rritur tensionet në rajon, ndërsa autoritetet saudite dhe ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit dhe për të siguruar zonën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët, ushtria amerikane paralajmëroi se regjimi iranian po lëshon raketa balistike dhe dronë nga zona civile me popullsi të dendur, duke rritur rrezikun për civilët. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë për të shmangur lëndimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata në rajon mbetet e tensionuar, ndërsa sulmet me raketa dhe dronë po rrisin shqetësimin për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sulme të tilla po rrisin gjithnjë e më shumë zemërimin në botën arabe ndaj Iranit, pasi goditjet me raketa në territore të vendeve arabe po perceptohen si një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e rajonit dhe stabilitetin e Lindjes së Mesme.

Analistët paralajmërojnë se nëse sulmet vazhdojnë, reagimi politik dhe diplomatik i vendeve arabe ndaj Teheranit mund të ashpërsohet edhe më tej, duke rritur rrezikun e një përshkallëzimi të ri në rajon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?