Irani kërcënon: Nëse sulmoni ishujt tanë, do të vendosim mina detare në gjithë Gjirin Persik
Këshilli i Mbrojtjes, organi më i lartë i sigurisë në Iran, deklaroi se e vetmja mënyrë që vendet joarmiqësore të kalojnë përmes Ngushtica e Hormuzit është përmes koordinimit me Iranin.
Në deklaratën e publikuar nga mediat iraniane, theksohet gjithashtu se “çdo përpjekje nga armiku për të sulmuar brigjet ose ishujt iranianë” do të çojë në minimin e “të gjitha rrugëve të aksesit” në Gjiri Persik dhe në zonat bregdetare, duke përfshirë edhe përdorimin e minave detare të lëvizshme që mund të vendosen nga bregu.
Sipas autoriteteve iraniane, në rast të një sulmi të tillë, jo vetëm Ngushtica e Hormuzit, por praktikisht i gjithë Gjiri Persik do të bllokohej, ndërsa përgjegjësia për këtë situatë “do t’i përkiste agresorit”.
KOHA JONË SONDAZH

