Iriqi nxjerr përgjimin 349: Këta shtuan dëshmorë jo më votues
Iriqi ishte sot në punë të vet poshtë ferrës kur erdhën atje ambasadorët e huaj akredituar në Tiranë. Kishin dalë për vrojtime në disa qendra votimi. Ja ç’flisnin mes tyre.
Bouchard-Ka lezet votimet me një parti. Qetësi Tirana. Si Vjena po më ngjet.
Ambasadorja gjermane-Po sikur pak njerëz po afrohen te kutitë?
Bochard-Numrin e rregullon Partia e Specialistave.
Ambasadori italian-E si?
Bochard-E kanë përvojë nga Enveri. 200 dëshmorë pati 28.000 i shënoi.
Zv/zv/zv/sekretarja e ambasadës amerikane-Më duket se pati dhunë diku. Apo jo?
Të gjithë ambasadorët-Pooooooo.
Ambasadori austriak-Shumë policë po shoh.
Bochard-Janë votues. Me automatik në dorë se e kanë mjet pune. Edhe shoferi ynë mban në dorë çelësat e makinës. Gabim bën?
Të gjithë ambasadorët:- Hahaha!
Ambasadori francez-Ikim në plazh e lëshojmë një deklaratë që atje se sot plazhet ishin bosh nga që shqiptarët votojnë masivisht.
Të gjithë ambasadorët-Ok. Nisemi!
Iriqi-Thyefshi qafën se më prishët ferrën./Syri.net/
KOHA JONË SONDAZH

