Irona e Gjekmarkajt me Evi Kokalarin: Erdhi si kometë, po ikën duke lënë ankth e dilema
E revoltuar nga manipulimi në zgjedhjet e FRPD-së që u mbajtën të shtunën, Evi Kokalari, deklaroi largimin përfundimtar nga radhët e selisë blu, gjë që ka sjellë edhe një reagim ironik të deputetit Agron Gjekmarkaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan duke u tallur se pas ikjes së Faik Konicës dhe Ismail Kadaresë nga vendi, kjo është e treta.
“Si kometë u shfaq Kokalari në botën tonë të trazuar dhe tani po ikën duke lënë pas ankth e pasiguri, shumë mall , brengë, dilema. Pas ikjes se Konicës dhe Kadaresë kjo është e treta. Na premtoi rithemelimin por na la pendët e zhgënjyer e uruara”.