Ironia e Avni Delvinës: Dyshoj se mbrojtësit e Teatrit Kombëtar nuk dijnë se me kë po luftojnë
Avni Delvina, përmes një postimi në rrjetet sociale ka postuar një foto ironizuese e situatës aktuale të Teatrit. Sipas Delvinës shumë nga mbrojtësit e Teatrit Kombëtar nuk janë shumë të qartë se me kë po luftojnë.
“Këtu nuk është problemi se do pastrohen 300 milion euro e pallavra të tilla, se cështja është shumë më e madhe. Këtu kemi të bëjmë me një rilindje ndërkombëtare(siç thotë Presidenti i Republikës), e cila pretendon të pushtojë botën dhe s’ju lejohet të humbasin këtë përplasje të pallogaritshme”, sqaron më tej grafisti.
Postimi i plotë:
Grafikë nga cikli “Mission : Impossible
Shpesh herë më lind dyshimi se shumë nga mbrojtësit e Teatrit Kombëtar nuk janë shumë të qartë se me kë po luftojnë…Këtu nuk është problemi se do pastrohen 300 milion euro e pallavra të tilla, se cështja është shumë më e madhe. Këtu kemi të bëjmë me një rilindje ndërkombëtare(siç thotë Presidenti i Republikës), e cila pretendon të pushtojë botën dhe s’ju lejohet të humbasin këtë përplasje të pallogaritshme….Në grafike pavaresisht bindjeve fetare të pjesmarrësve, janë të paraqitur si misionare ezorciste për largimin e së keqes.
(Rudi Erebara ne rolin e Tom Cruise)

KOHA JONË SONDAZH

