Ironia e Bylykbashit: Akili shkeli dhe turbulloi ndërgjegjen e Erionit….

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar në një shenim në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykates për të denuar me gjobe Akli Krajen që denoncoi Erion Veliaj për mashtrim me rritjen e çmimit të ujit.

“Erioni pretendoi se i ishte turbulluar ndergjegja dhe e paditi per shpifje. Gjykata, para se ciles dikur Erioni bente protesta, denoi Akilin se i kishte turbulluar ndergjegjen Erionit”- shkruan deputeti demokrat Oedr Bylykbashi.

Postimi i plotë i Bylykbashit në facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Akili shkeli dhe turbulloi ndergjegjen e Erionit

Swiss Digital Mobile Reklama

Erion Veliaj premtoi te mos rriste cmimin e ujit. Akil Kraja, keshilltar bashkiak i opozites, denoncoi se Erioni mashtroi sepse e kishte rritur cmimin e ujit. Erioni pretendoi se i ishte turbulluar ndergjegja dhe e paditi per shpifje. Gjykata, para se ciles dikur Erioni bente protesta, denoi Akilin se i kishte turbulluar ndergjegjen Erionit. Erioni tha se me parate qe fitoi nga gjyqi, bleu dy kompiutera dhe i dhuroi per sadaka. Duke qene se vendimi nuk ka marre forme te prere e ato leke nuk i ka fituar ende, i bie qe ka mashtruar. Ndoshta Akili do ta apeloje vendimin e shkalles se pare dhe une uroj ta beje nje moment e me pare! Do Zoti, Erioni nuk e quan apelimin ne gjykate si shpifje dhe e padit perseri Akilin! A thua Erioni do t’i kerkoje Fatmirit te thote ndonje llaf te mire andej nga vetingu per keta te apelit? Apo do te beje proteste para gjykates se apelit me 99 mjaftinet e tij?

Ne kete histori me dalin dy konkluzione:

1- sa llum paska patur ne fund te ndergjegjes ky Erioni qe iu turbullua kaq shpejt?!

2- gjykata, si nje laborator i vertete higjenosanitar, konstatoi se ujet e ndergjegjes se Erionit na qenkan turbulluar nga llumi qe ngriti Akili kur i shkeli mbi ndergjegje.
‎Erioni kerkon ta leme t’i dekantoje llumi ne ndergjegje!‎ Me e mira eshte e kunderta, t’ia mbajme ndergjegjen te turbulluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?