Ironia e Kadillit: Rama në andropauzë politike, nuk frymëzon më

I ftuar në ”PolitikOn”, ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli, u shpreh se marrja e eksponentëve nga opozita e sheh si një andropauzë politike të kryeministrit Edi Rama. ”Unë e kam parë këtë si një veprim të Ramës në andropauzë politike të tij. Rama nuk frymëzon më. Ky është shterimi i një burri në politikë. Këtë e pash që po merrej me të shkuarën dhe nuk prodhon më. Ai nuk ka më njeri rreth vetes, se dikur frymëzonte dikur. Ndërsa sot, në këtë mungesë shkon dhe peshkon nga opozita”,-tha ai.

SHKARKO APP