Ironia e Strazimirit: Rrëshqiti sekretarja dhe ndryshoi ligjin për ekstradim
Deputeti i PD-së Gent Strazimiri ka reaguar lidhur me akuzat e opozitës për Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajn, se ai është pjesë e një grupi kriminal dhe i përfshirë në trafik droge. Strazimiri hodhi dyshime nëse Fatmir Xhafaj mbronte vëllain, apo ky i fundit e mbronte.
“Po flasim këtu për këtë katund. Ne kemi pasur ministra të aftë, të papërgjegjshëm, etj. Po ministra të përfshirë direkt në këtë mënyrë, në kanabizimin e vendit, në lidhje me trafikantët e drogës… Unë mendoj se transpozohet ndryshe debati me rastin Xhafaj. Nuk është ndodhur vëllai i Xhafajt në një rast aksidenti apo rastësor, por është person që e ndjekin. Për mendimin tim Fatmir Xhafaj është njeri i keq, një njeri që ka bërë krime në kohën e komunizmit”, tha Strazimiri.
Mes të tjerash ai ka komentuar edhe pretendimet e PD-së se Xhafaj ka ndryshuar tekstin e ligjit për ekstradimin. “Rreshket sekretarja dhe ndryshon ligji. Nuk mundon një paragraf, është hequr fare”, tha Strazimiri.
KOHA JONË SONDAZH

