Ironizon Gjergj Luca: Kam nisur vapora dhe anije me lekë, që bota të shkruaj mirë për mua

 

“Rozafa” dhe Gjergj Luca, janë kthyer në fenomene mediatike botërore, së fundi të nxitur edhe nga restoranti unik “Trattoria Meloni” hapur para pak kohësh në Shëngjin, në muret e së cilës janë 70 portrete të Kryeministres italiena.

Sot, Gjergj Luca, ka ridalë në komunikimin përmes medieve sociale, duke ironizuar me atë që ai e quajti “Sot është gjyqi im”, ai, gjyqi i së vërtetës. Luca në “tabelë e emulacionit”, ai ka afishuar printime të disa nga dhjetëra shkrimet, dokumentaret, reportazhet, të medieve të huaja, dhe shqiptare, të cilat duke ironizuar Luca shpjegon, se gjithë këto shkrime, gjithë këtë reklamë ai i ka blerë me para. Kam nisur vapora dhe anije peshkimi me lekë, thotë Luca që bota të shkruaj për të, që mediat prestigjioze, italiane, franceze, angleze, kineze, turke, etj. të flasin jo vetëm për Lucën, por për Rozafën, për sipërmarrjet e suksesshme shqiptare.

Gjergj Luca: Bela e madhe më ka gjet mua, bota më do ndërsa njerëzit e mi nuk më duan.

“Bela e madhe më ka gjet mua, bota më do ndërsa njerëzit e mi nuk më duan. Mediat botërore kanë shkruar relitetitn pa filtra për mua e për kompaninë time, portalet mejhane shqiptare shajnë e nxijnë e nxijnë e shajnë…

Nuk e di cilët të besoj, profesorët e gazetarisë ndërkombëtare apo këta gjobvënësit skuthë e frikacakë Made in Albania?”, shkruan Luca në postimin e tij.

Në këtë publikim Luca u ndal gjithashtu te ata që shkruajnë kundra tij, por edhe ata të cilët e kanë vlerësuar dhe konsideruar si të suksesshme sipërmarrjen “Rozafa” që drejton ai. Kujton gjithashtu çmimin “Personazhi i Vitit 2022” që gazeta Koha Jonë i akordoi atij, për kurajën e sipërmarrjes dhe vizioni e tij si sipërmarrës.

Albert Vataj

SHKARKO APP