Ironizon Rama: Balili u ndal nga policia pas një shëtitje në Delvinë
Lajmi se Klement Balili është prangosur, pati shumë detaje të pazbuluara. Por kryeministri Edi Rama, përmes një reagimi të dytë në Twitter, thotë se Balili u vetëdorëzua falë operacionit policor, të cilin ai e cilëson si më të sofistikuarin deri më sot. ”Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës. Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë. Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij”,-shkruan Rama në Twitter.
Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës🤭 Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë👍Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij👊
— Edi Rama (@ediramaal) January 15, 2019
KOHA JONË SONDAZH

