Isa Mustafa e pret në takim në shtëpinë e tij, Albin Kurtin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti sot gjatë ditës kanë zhvilluar një takim.Takimi është mbajtur në shtëpinë e ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa.“Takimi ka ndodhur, për detaje tjera do të lëshojmë një komunikatë për media”, ka thënë shkurt Mustafa.

Për temat e diskutimit ende nuk dihet, mirëpo ky takim vjen disa ditë pas miratimit të buxhetit dhe Ligjit për dialogun. Mustafa dhe Kurti, takime të ngjashme kanë zhvilluar edhe më herët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?