“Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, mori ryshfet nga “Bechtel” për rrugën e kombit. Po në Shqipëri?

 

Roli i ambasadorit të SHBA, Dell. Kundërshtimet e fortë të FMN, Bankës Botërore, dhe ambasadave europiane. Kokëfortësia e diplomatit dhe rastet e ngjashëm në Kroaci, Rumani dhe… Shqipëri.

* Një prej vendeve më të varfër të Europës donte një rrugë, kështu që mega-kontraktori amerikan Bechtel ia shiti për 1.3 miliardë dollarë, me mbështetjen e një ambasadori të fuqishëm amerikan. Më e çuditshmja, rruga as nuk po përdoret – dhe ambasadori sot punon për Bechtelin.

* Ambasadori Dell është emblematik për një tjetër shqetësim që përmendet prej kritikëve të Bechtelit: se projektet e saj të rrugëve në Ballkan e kanë bërë të paqartë vijën ndarëse mes politikës së jashtme të SHBA dhe interesave të korporatës.

* Ka nje ndjesi sikur, mikpritja e Bechtelit është shndërruar në një sinjal të gatishmërisë së vendit të huaj për të bashkëpunuar me SHBA, madje edhe për të mbështetur interesat e Amerikës jashtë vendit. “Ka një ndjesi sikur, nëse punon me Bechtelin, njerëzit në Uashington do të buzëqeshin dhe do të mendojnë më pozitivisht për vendin tënd si partner”, thotë Mathew Bryza, një ish ambasador i SHBA në Azerbajxhan, i cili tashmë ka dalë në pension. “Të punosh me Bechtelin të bën automatikisht të vlefshëm si një vend të lidhur me botën ku veprojnë aktorët e mëdhenj”.

* Historia e mbushur me polemika e Bechtelit në Ballkan shkon pak më tej. Teksa luftërat në ish Jugosllavi shkonin drejt shuarjes në fundin e viteve 1990, dhe zhvillimi ekonomik postkomunist ecte përpara, Bechtel pa një shans të madh: Rajoni kishte shumë nevojë për infrastrukturë moderne. Në vitin 1998, komapnia firmosi një kontratë për ndërtim rruge në Kroaci, e negociuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me qeverinë dhe pa tender. Kur ministri i jashtëm kroat loboi për një kontratë të dytë rruge të negociuar në të njëjtën mënyrë, u zbulua se ai kishte punuar më parë për kompaninë ligjore amerikane Patton-Boggs, e cila kishte një kontratë lobimi me Bechtelin. E gjendur nën trysninë e Bashkimit Europian, Kroacia e braktisi kontratën dhe zhvilloi një tender publik.

* Një kabllogramë e vitit 2006 e Departamentit të Shtetit që u nxorr nga Wikileaks citonte Ministrin shqiptar të Transporteve, Lulzim Basha, që i thoshte ambasadorit të SHBA në vend se Tom Ridge, ish sekretari i brendshëm i SHBA dhe atëherë këshilltar i Berishës, do të shihte propozimin e Bechtelit për qeverinë Berisha dhe do të ofronte rekomandime si të kapërcenin objeksionet e Bankës Botërore. Sipas kabllogramit, “Basha mendon se Ridge mund t’i kërkojë të vijë në Uashington për të promovuar projektin”

Në mars të 2014, FMN miratoi një kërkesë për hua prej 457 milionë dollarësh nga Shqipëria, pjeserisht për të paguar borxhet e shkaktuar nga projekti i Bechtelit. Raporti i borxhit publik ndaj GDP është rritur nga 56% në vitin 2006, kur u ndërtua rruga, në 71% në 2013. Sipas deklaratës financiare të lëshuar nga Bechtel tek autoritetet tatimore shqiptare, fitimi i kompanisë ishte afro 32% – ose 400 milionë dollarë – pothuajse aq sa huaja e FMN-së. Një kabllogramë e ambasadës së SHBA e nxjerrë nga Wikileaks e përshkruante projektin si “shumë fitimprurës për Bechtelin”.

Për t’u kthyer në Kosovë, qeveria Thaçi vitin që kaloi e vlerësoi autostradën e Bechtelit si një projekt që do të rriste tregtinë, turizmin dhe lidhjet më të ngushta në rajon. Për shembull, zyrtarët thanë se ishte shumë e volitshme për kosovarët që shkojnë në verë të pushojnë në brigjet shqiptarë të Adriatikut: udhëtimi nga Prishtina në det është shkurtuar në 4 orë, nga 9.

Megjithatë në realitet, dobia ekonomike e premtuar e Autostradës së Kosovës nuk ka arritur të materializohet. Vetëm një pjesë e vogël e tregtisë së Kosovës ishte me Shqipërinë përpara se të ndërtohej rruga dhe po kështu është edhe sot. Pjesa e eksporteve të Kosovës që shkojnë në Shqipëri është rritur nga 10.4% në vitin 2010, në 14.9% në 2013, sipas Agjencisë kosovare të Statistikave. Përqindja e importeve të Kosovës që vijnë nga Shqipëria – shumë më të mëdhenj në vëllim – është rritur nga 3.2% në 4.5%.

Pavarësisht polemikave të vazhdueshme për projektin e autostradës, Bechtelit iu dha një kontratë e dytë në Kosovë vitin që kaloi, një autostradë 40 milje nga Prishtina në kufirin me Maqedoninë. Kontrata u shndërrua në një çështje fushate në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, teksa të dy partitë e mëdha të opozitës premtuan ta anulojnë.

Sot, ambasadori Christopher Dell punon në Mozambik por kritikat për kohën që qëndroi në Prishtinë vazhdojnë ta ndjekin. Një incident që ndodhi dy javë pas firmosjes së kontratës së autostradës së Kosovës, sipas kritikëve, tregon ndikimin që kishte Dell dhe veprimet e dyshimtë që ai bëri ndonjëherë si ambasador.

Në prill 2010, policë të armatosur të EULEX, kryen aksione në zyrat dhe rezidencat familjare të ministrit të atëhershëm të transportit, Fatmir Limaj. Sipas deklaratës së Eulex, këto aksione ishin “pjesë e një investigimi për disa tendera që lidheshin me ndërtime rrugësh në Kosovë në periudhën 2007-2009”, që mund të kenë përfshirë edhe tenderin e fituar nga Bechtel.

Delli kishte tërhequr shumë kritika për faktin që kish punuar ngushtë me shumë zyrtarë të korruptuar të qeverisë së Kosovës, përfshirë Limajn; i zemëruar, një këshilltar i policisë në Kosovë që mori pjesë në aksione tha se “unë po përpiqem t’u vë prangat atyre, ndërsa ai u jep shampanjë”. Pas aksioneve të policisë, sipas Pieter Feith, Delli propozoi dhënien e një posti diplomatik për Limajn në SHBA, ndoshta si konsull i përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork, me qëllim që ta largonte nga procedimi ligjor. Feith thotë se Delli e diskutoi këtë mundësi në një nga takimet e përjavshëm. “Mendova që ishte ide e keqe sepse do të çonte më tej drejt pandëshkueshmërisë”, tha Feith. “Do të sprapste përpjekjet tona për të çrrënjosur korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Ai shtoi se, në fund, Uashingtoni nuk e konsideroi të realizueshme idenë.

Pothuaj katër vjet më vonë, Limaj dhe katër të tjerë u dënuan në 2014 nën akuzat për korrupsion për projektet e rrugëve – ndonëse jo për atë të ndërtuar nga Bechtel. Deri sot nuk ka patur asnjë padi në lidhje me autostradën. (FOREIGN POLICY).

* Matthew Brunwasser është gazetar investigativ që punon në Ballkan. Raportimi për këtë artikull u mbështet nga Programi i Gazetarisë Investigative në Universitetin e Kalifornisë, në Shkollën e Gazetarisë së Berkeley. /Bota.al/Foreing Policy

 

 

SHKARKO APP