Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 12:03 Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami Myrto Uzuni ishte në qendër të vëmendjes në kampionatin amerikan, ku realizoi dy gola në fitoren 2-1 të Austin FC ndaj Sporting Kansas City.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
Lajmet e fundit
Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një vit më pas, marrëdhënia e vështirë e Evropës me Izraelin

Aktualitet E hënë, 7 Tetor 2024 10:42
Një vit më pas, marrëdhënia e vështirë e Evropës me Izraelin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Reagimet e para të BE dhe shteteve anëtare të tij ishin të qarta: ata e dënuan sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 “në mënyrën më të prerë”. BE shprehu solidaritetin me Izraelin dhe mbështeti të drejtën e tij për “t’u mbrojtur kundër sulmeve të tilla të dhunshme dhe pa dallim, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”. Qëndrimi ka mbetur deri tani, BE mbështet Izraelin në të drejtën e tij, për t’u mbrojtur kundër terrorizmit, thotë Peter Stano, zëdhënësi i të ngarkuarit të BE për politikën e Jashtme, Josip Borrell. Partnerëve të Izraelit u bëhet thirrje, që t`i mendojnë mirë pasojat humanitare të luftës në Rripin e Gazës, thotë Stano për DW.

Që nga sulmi terrorist i Hamasit militant-islamist ndaj Izraelit, ku rreth 1200 vetë u vranë dhe 250 u morën peng në rripin e Gazës, sipas të dhënave palestineze atje janë vrarë më shumë se 40 000 vetë nga ofensiva e ushtrisë izraelite.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Para 11 minutash
Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen ...

Para 23 minutash
Iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike të kontrabanduara në banesë, arrestohet 32-vjeçari

Iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike të kontrabanduara në banesë, arrestohet 32-vjeçari

Para 33 minutash

Impulsi i parë: Solidaritet i fortë dhe unitet evropian
Menjëherë pas sulmit terrorist Hugh Lovatt vërejti një “moment ndoshta të paprecedent të unitetit evropian” në qëndrimin ndaj Izraelit. Hugh Lovatt është ekspert i Lindjes së Mesme në European Council on Foreign Relations (Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë) (ECFR).

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

1 vit nga sulmet e Hamasit në Izrael, më shumë se 1200 njerëz të vrarë! Familjet përkujtojnë viktimat
Por vetëm pak kohë më vonë filluan të shfaqen të çarat e para në këtë unitet. Dallimet u ilustruan në debatin, nëse shtetet e BE duhet të kërkojnë një armëpushim afatgjatë ose vetëm disa armëpushime të vogla. Shtetet si Gjermania dhe Çekia argumentuan se thirrjet për armëpushim i mohojnë Izraelit të drejtën për vetëmbrojtje. Ata fillimisht dominuan ndaj shteteve si Irlanda dhe Spanja. Në një takim në tetor 2023 liderët evropianë bënë thirrje për “korridore humanitare dhe pushime zjarri për qëllime humanitare”.

Në mars 2024 u fol për një “pauzë të menjëhershme humanitare si parakusht për një armëpushim të përhershëm”. Në të njëjtën kohë krerët e shteteve dhe qeverive kërkuan vazhdimisht lirimin e pengjeve dhe shprehën shqetësimin për situatën humanitare në Rripin e Gazës. Në qershor Këshilli i Evropës foli për një “numër të papranueshëm të viktimave civile” dhe u bëri thirrje të dyja palëve në konflikt, që të bëjnë gjithçka të mundur për mbrojtjen e popullsisë civile.

E pyetur nga DW përfaqësia izraelite në BE dhe NATO pohoi me shkrim, se Izraeli vlerëson “miqësinë dhe solidaritetin”, që BE shprehu pas 7 tetorit, veçanërisht vizitën e Presidentes së Komisionit të BE von der Leyen dhe kryetares së parlamentit Metsola pas sulmit. Von der Leyen u kritikua në vizitën e 13 tetorit për pozicionim të njëanshëm në krah të Izraelit. Lufta Izrael-Hamas shqetëson edhe shoqërinë evropiane. Në disa vende evropiane pati si shprehje solidariteti me Izraelin ashtu edhe protesta propalestineze, si në universitetet gjermane dhe franceze.

Lufta Izrael-Hamas po kthehet në një sfidë
Ndërkohë një vit pas 7 tetorit 2023 marrëdhëniet mes BE dhe Izraelit gjenden nën një trysni të pashoqe, thotë eksperti i Lindjes së Mesme Lovatt. Dhe kjo kryesisht nga qëndrimi i Izraelit në Rripin e Gazës.

Për ofensivën e tij tokësore në Gaza, Izraeli i referohet të drejtës së tij për vetëmbrojtje. Thuhet se sulmet drejtohen kundër anëtarëve të Hamasit, që klasifikohet ndër të tjera nga BE dhe SHBA si organizatë terroriste dhe kursehen sa më shumë civilët. Përveç kësaj qeveria izraelite pohon se terroristët përdorin civilët si mburoja. Edhe zëdhënësi i të ngarkuarit të BE për politikën e Jashtme vëren një ndryshim të lehtë të atmosferës në marrëdhëniet dypalëshe. Për këtë Peter Stano bën përgjegjës ndër të tjera “katastrofën e madhe humanitare në Gaza dhe numrin disproporcionalisht të lartë të të vrarëve në popullsinë civile”.

Në fillim të shtatorit Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock shkoi në rajon për të njëmbëdhjetën herë që nga 7 tetori 2023 dhe gjeti fjalë të qarta. Ajo tha se vetëm veprimet ushtarake në Rripin e Gazës nuk do ta zgjidhin konfliktin. Përveç kësaj Baerbock kërkoi armëpushim dhe kritikoi politikën e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor. Megjithatë sa jehonë gjejnë fjalët e partnerëve evropianë në Izrael, mbetet e diskutueshme. Në prill kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua me Ministrin e Jashtëm britanik, David Cameron dhe homologen e tij gjermane. Pas takimit Netanyahu theksoi se i vlerëson “sugjerimet dhe këshillat”, por vendimet i merr vetë dhe se do të bënte gjithçka të domosdoshme për vetëmbrojtjen e Izraelit.

A mund të ushtrojë BE ndikim mbi qeverinë e Izraelit?
“Për mendimin tim, problemi i BE nuk është mungesa e mjeteve për të ushtruar presion, por është dhe mbetet mungesa e konsensit të brendshëm”, thotë Lovatt nga think tanku ECFR. BE sigurisht që ka mundësi të ndikojë te Izraeli: Kështu mund të vërë sanksione ose mund të shfrytëzojë marrëdhëniet ekonomike, përfshirë Marrëveshjen e Asociimit BE-Izrael. BE-ja pohon se është partnerja më e madh tregtare e Izraelit. Marrëveshja e asociimit krijoi në vitin 2000 “një kuadër institucional për një dialog politik dhe bashkëpunim ekonomik ndërmjet Izralit dhe BE. Ndër të tjera marrëveshja përfshin një klauzolë për të drejtat e njeriut dhe një zonë të tregtisë së lirë, megjithatë kjo e fundit nuk vlen për mallrat nga ngulimet izraelite në territorin e pushtuar palestinez.

Duke pasur parasysh situatën në Rripin e Gazës, disa shtete anëtare kishin kërkuar që marrëveshja të rishikohej. Kjo dështoi për shkak të mungesës së unanimitet, thotë Stano. Në vend të saj i ngarkuari i BE për politikën e jashtme të BE Borrell njoftoi në maj organizimin e një takimi të Këshillit të Përbashkët të Asociimit BE-Izrael. Sipas marrëveshjes komisioni duhet të mblidhet të paktën një herë në vit. Në vitin 2022 një takim i tillë u zhvillua për herë të parë pas një pauze dhjetëvjeçare. Për një takim tjetër po bëhen përgatitjet, thotë Stano.

Përfaqësia izraelite në BE thekson se Izraeli është partneri më i rëndësishëm i BE në Lindjen e Mesme dhe se marrëdhëniet bazohen në vlerat dhe historinë e përbashkët. Dhe se duke patur parasysh sfidat e përbashkëta, siç është lufta kundër terrorizmit, një takim vjetor është krejtësisht i natyrshëm dhe në interesin e përbashkët. BE vendosi në prill të këtij viti për herë të parë sanksione ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar. Në korrik pasuan sanksione të tjera për shkeljet e të drejtave të njeriut kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor. Për të vendosur sanksione të tilla, shtetet e BE duhet të votojnë unanimisht.

Çështja e zgjidhjes me dy shtete
Peter Stano thotë se të gjitha shtetet e BE janë dakord në një pikë: ata kërkojnë një zgjidhje me dy shtete – për një shtet palestinez krahas Izraelit. Në këtë qëndrim nuk kanë ndryshuar asgjë as ngjarjet që nga 7 tetori 2023. Për Bashkimin Evropian kjo është “zgjidhja e vetme e realizueshme”. BE punon për këtë së bashku me partnerët ndërkombëtarë, si në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Qeveria aktuale izraelite nën Benjamin Netanyahun e ka kundërshtuar disa herë qartë zgjidhjen me dy shtete. Së fundmi shumica e parlamentit izraelit u shpreh sërish kundër tij.

Nëse BE dëshiron ta avancojë vizionin e saj për një zgjidhje me dy shtete, ai duhet të ndërmarrë hapa konkretë, thotë Hugh Lovatt. Kjo mund të jetë njohja e Palestinës si shtet ose sanksione kundër kolonëve në Bregun Perëndimor. Në maj Irlanda dhe Spanja i njohën territoret palestineze si shtet. Sllovenia pasoi në qershor. Kështu gjithsej më shumë se një duzinë nga 27 shtetet e BE njohin shtetin palestinez. Gjermania nuk bën pjesë te ata./ DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami
Para 9 minutash

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!
Para 11 minutash

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë
Para 23 minutash

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)
Para 30 minutash

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 5 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 18 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 16 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 14 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.