Ish-ambasadori: Mund të përdoret si një precedent që Kosova është e pafuqishme për të ndërtuar institucione

Ish ambasadori Arben Çejku, i ftuar në studion e lajmeve në Ora News, ka komentuar përpjekjet për të formuar qeverinë në Kosovë.

Ai është shprehur se kreu i VV-së, Albin Kurti, i ka pasur të gjithë mundësitë për ta bindur LDK-në si një kryeministër përbashkues, jo t’i qëndronte një dialogu skeptik.

Ish ambasadori Arben Çejku: Z. Kurti i ka pasur të gjitha mundësitë dhe hapësirat për ta bindur LDK-në që ai do të jetë një kryeministër përbashkues dhe jo të qëndronte i gjithë dialogu skepticizmi. 

Mund të përdoret si një precedent që Kosova është e pafuqishme për të ndërtuar institucione. Dhe personalisht nuk do të doja që partitë shqiptare në Kosovë të shkonin patjetër në një tryezë të tillë, për të dëshmuar pafuqi.

Çejku tha se faktori ndërkombëtar nuk është i i interesuar që Kosova të shkojë në zgjedhje. Po ashtu, ai shtoi se Tirana zyrtare duhet të jetë më e kujdesshme me premtimet që u bën vëllezërve tanë përtej kufirit.

Ish ambasadori Arben Çejku: Faktori ndërkombëtar nuk janë të internuar që Kosova të shkojë në zgjedhje. Ato duan që ketë sa më parë institucionet përgjegjëse që të merren sa më shpejt me dialogun me serinë. Koalicioni i ardhëm do të ketë një përgjegjësi shumë të madhe në lidhje me një marrëveshje me Serbinë. 

Politika e Tiranës duhet të jetë më e përgjegjshme, që të mos japin premtime pa doganë dhe ministrinë e jashtme ta përdorin për të thithur kontribute me diasporën. Kur bëhen premtime në shtetet që na rrethojnë, duhet të kemi një premtim diplomatik, në mënyrë që çdo premtim të ketë një konsensus nga institucionet e këtyre dhe vende. Nuk duhet të vënë një shenjë barazimi mes premtimeve elektorale me premtimet që u bëjmë vëllezërve tanë përtej kufirit. 

SHKARKO APP