Ish-ambasadori Withers mesazh për 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri: Gjatë kohës sime me ju…

Ish-ambasadori John L. Withers, II, duke marrë shkas nga 30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, ka kujtuar një shprehje të dashur për shqiptarët.

“Një shprehje shqiptare thotë se ‘dielli askund nuk ngroh më shumë sesa në vendlindje’. Por gjatë kohës sime me ju, dielli shqiptar gjithnjë shkëlqeu fort!”, shkroi në urimin e tij, ish-ambasadori Withers.

Withers, paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë në 25 gusht të vitit 2007, ndërkohë që ishte ambasadori i shtatë i SHBA në Shqipëri.

SHKARKO APP