Ish-burri v*ret gruan, fqinjët në Shqipëri: Donte t’i merrte vajzën, këta femrën e shohin si plaçkë tregu

Janari është muaji më i zi dhe tragjik. Një tjetër grua është vrarë. Suela Saliaj, 32-vjeç u vra nga ish-partneri. Ajo ishte me profesion bankiere dhe jetonte prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Renato Muhaj vrau ish-gruan e tij në Clearwater të Floridas dhe rrëmbeu të bijën.

Sipas mediave amerikane, hetimi filloi fillimisht pak para orës 03:00 të mëngjesit kur Muhaj goditi të dy prindërit e tij dhe ua hoqi telefonin në mënyrë që ata të mos mund të telefononin 911 për ndihmë, tha forcat e zbatimit të ligjit Clearëater në një deklaratë.

Autoritetet nuk kanë thënë ende nëse kishte një urdhër ndalimi përpara se të gjendej trupi i Saliajt, por thanë se të dy jetonin në vende të ndara. Ata gjithashtu nuk dhanë detaje për motivin e vrasjes.

Banorë dhe të afërm në fshatin Graçan të Mallakastrës kanë komentuar ngjarjen. “Vajzë shumë e mirë, familje nga më të mirat. E morëm vesh nëpërmjet vajzës, ka mbi 15 vite në Amerikë, nuk e njoh djalin, thonë që është nga Mallakastra, sipas të dhënave ai donte që t’i merrte vajzën, ata kishin një ose dy vite të ndarë, po këta femrën e konsiderojnë si plaçkë tregu, shitet e blihet sipas qejfit të tyre, por nuk është ashtu në të vërtetë”, tha fqinji.

SHKARKO APP