Ish-deputeti Çelaj: Galeria Kombëtare e Artit i ka mbyllur derën Artit Shqiptar!
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Flamur Çelaj, denoncon situatën aktuale që po kalon arti shqiptar.
Përmes një reagimi të gjatë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, teksa pretendon se ai mbetet një art-dashës modest, Çelaj ngre shqetësimin e tij se Galeria Kombëtare e Artit i ka mbyllur derën artit shqiptar, dhe se askush nuk mban përgjegjësi për këtë.
Reagimi i plotë
Galeria Kombëtare e Artit që i ka mbyllur derën Artit Shqiptar!
Kujt i takon përgjegjësia?!
Të dashur miq dhe Artëdashës,
Historia që po Ju tregoj për Galerinë Kombëtare të Artit (GKA), (e ndryshuar nga Mirela Kumbaro Furxhi në Muze i Arteve të Bukura) . Histori që zhvillohet në pesë vite dhe ndahet në 2 periudha të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me ritualet e mia të pandryshuara si dhe me 2 format e menaxhimit që kam konstatuar në drejtimin e institucionit të vetëm kombëtar dedikuar arteve pamore GKA e cila supozohet të promovoj vlerat më të mira të artit Shqiptar i traditës deri në atë bashkohorë.
Si fillim po Ju azhornojë me ritualet, ç’do ditë rruga më çonte në bulevardin Dëshmorët e Kombit pasi duhej të shkoja tek ministritë në sheshin Skëndërbej apo kur çdo të enjte duhej të shkoja në seancat plenare në parlament.., e për çdo herë këmbët si me magji më çonin tek Galeria me ndjesinë pozitive se çdo herë do të gjeja një ekspozitë apo event të ri ne ambientet e saj.
Nuk u zhgënjeva asnjëherë në periudhën I, e cila daton nga viti 2013 deri në fund të vitit 2017. Për ç’do herë që shkoja përballesha me ekspozita të artistëve shqiptar dhe ndërkombëtar, kam patur rastin dhe nderin të takohem me artist të shumtë si Rexhep Ferri, Bujar Luca, Xhevdet Xhafa, Fani Zguro, Alkan Nallbani, Zini Veshi , apo artistë dhe kurator te huaj si, kuratori Mihnea Mircan, artistët, Devrim Erbil, Julius Eb, Debora Sengl etj, ekspozitat e fundit më kanë ngelur të memorizuara në kujtesën vizuale, Rosemarie Trockel, Grayson Perry apo edicioni 23 i Onufrit, ”AU FIL DU TEMPS” e kuruar nga Gaetano Centrone
Për ç’do herë dilja i frymëzuar nga Galeria, madje të enjteve frymëzimi prej GKA ndikonte tek përmbajtia e fjalimeve të mia në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.
Kaq shumë u familjarizova me Galerinë e Artit sa herë pas herë merrja me vete edhe vajzën time Venera e cila në përshtypjen time dukej se kishte të dhëna në artet pamore.
Ngrohtësia e ambientit më afroi me stafin si Ylli Drishti , Amanda Koliqi, Andon Ikonomi, Thanas Pano e shumë punonjës të nderuar dhe të respektuar , përherë të qeshur dhe plot mirësjellje, nga punonjëset e pritjes së publikut, punonjëset e sallave, punonjëset e edukimit të kultures e deri tek titullari i institucionit z. Artan Shabani .
Më duhet ta pranojë që në atmosferën e tensionuar politike me të cilën përballesha për shkak të punës, vizitat në Galerinë Kombëtare të Artit ishin konvertuar për mua në një domosdoshmëri të ushqimit shpirtëror dhe intelektual, por si ç’do gjë që e ka një fund edhe periudhës se parë e cila ishte 4 vite, i erdhi fundi një ditë!
Zhgënjimi im dhe i shume qytetarëve të kombit shqiptar filloi në periudhën nr 2 !
Jam i bindur që nuk jam i vetmi vizitor i Galerisë që ka ndjerë habinë dhe zhgënjimin deri në neveri për periudhën aktuale të menaxhimit pervers të institucionit më të rëndësishëm të artit Shqiptar!
Gjithçka filloi kur në krye të saj erdhi një Shqiptar i Kosovës kontestimin e të cilit për hirë të së vërtetës e pashë si një xhelozi tipike mes artistave duke njohur egoizmin e tyre që i kalon caqet e vetëvlersimit, prandaj nuk e mora në konsideratë dhe vazhdova ritualin tim të ecjes në bulevardin e Kombit për nga ministritë e më pas për nga parlamenti kësaj rradhe për protestat para tij si opozitar e në respektet të ritualit kaloja edhe nga Galeria…, por kësaj rradhe çdo gjë ndryshe!
Fytyrat e zbehta a thua anemike të stafit GKA të bëjnë të kuptosh se aty tashmë punojnë njerëz që kanë humbur buzëqeshjen e as nuk perceptohen të lumtur si më parë! Mendova se drejtori i ri qenka pak më i ashpër me kërkesën e llogarisë e kjo nuk do u ketë pëlqyer të vijnë që në ora 08:00 në punë, por jo pashë që atje çdo gjë kish filluar të shkonte për dreq!
Duke filluar nga reduktimi i ekspozitave dhe aktiviteteve në atë institucion, reduktimi i vizitorve e deri tek reduktimi i vizitave të mia gjatë të cilave nuk pata shansin ta takoja asnjëherë drejtorin e ri ! Vizitat e mia në GKA arritën në 0 dhe konresponduan me arritjen në zero e vizitoreve në pëgjithêsi (deklaratë zyrtare e ISTAT) dhe në historinë e Republikës së Shqipërisë nuk kishte ndodhur asnjëhere më parë, mund të krahasohet me asnjë ngjarje të mëparshme ky akt i kalkoluar anti-vlerë.
Unë tashmë i zhveshur me ndërgjegje nga mandati i deputetit, vazhdoj ç’do të enjte të protestoj para parlamentit si qytetar i lirë dhe i përgjegjshëm për të denoncuar papërgjegjshmërinë e kësaj qeverisje që ka mbjellë mizerje dhe krim në vendin tonë, por për ta kuptuar dhe ju që po lexoni këtë shkrim, se zhgënjimi im ndaj piktorit kryeministër është më i madh se i çdo Shqiptari që ka plotë arsye për të drejtuar gishtin protestues kundër tij.
Të dyja këto periudha kanë ndodhur në kohën e Kryeministrit ”kromatik piktorik” në koloret e tij floreale dhe plot putpuri të cilit promovimin e artit do ja shihja si një të drejtë legjitime e do t’ia lejoja të shpenzonte pak më shumë se çkanë bërë të tjerët para tij.., por ajo që shoh me keqardhje është se edhe arti ka shkuar në të njëjtin drejtim me vendin më të varfër të Europës duke na treguar degradimin mental, moral dhe fizik të Rilindjes!
Një situatë anemike dhe një arrogancë e cila furnizohet nga impotenca krijuese, energjia për të shtypur me cinizem manjakal gjithçka që mund të pulsojë në ritmin e jetës normale.
* Kush e mban përgjegjësinë për derën që i është mbyllur jetës kulturore, artit, intelektualëve, njerëzve të cilët nuk motivohen nga lëpirja dhe nga servilizmi?
* Kush mban përgjegjësi nga në mos keqbërsi rastësor, me siguri defiçenti i kompleksuar. Shkololli?!!!
Në parlamentin e Republikës së Shqiperisë ka një komision për kulturën dhe aty kemi njerez të cilët e njohin institucionin në fjalë ashtu si njohin muzeumet, teatrot e Europës, njohin të vërtetën nga fallcoja, njohin te bardhën dhe të zezën.
Kush ka kurajon nga ky komision të dali dhe në emër të etikës dhe të moralit të flasi pa pasur asnjë intimidim dhe frike nga ‘grande fratello’
Koha filloi
Kujt i takon përgjegjësia?!
Flamur Çelaj
Ish Deputet dhe artdashës modest