Ish-deputeti demokrat avokati i të riut nga Taxhikistani, u arrestua për terrorizëm

Ish deputeti demokrat Asllan Dogjani do të jetë avokati mbrojtës i të riut nga Taxhikistani, Komron Zukhurov.

24 vjeçari u arrestua më 30 prill pasi ishte në kërkim nga Gjermania si i dyshuar si anëtar i një celule terroriste të ISIS. Prej dy muajsh ai jetonte në qendër të kryeqyteti në një banesë me qira.

Masa e sigurisë po mbahet në Gjykatën Penale të Tiranës ku ka mbërritur dhe avokati Asllan Dogjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zukhurov ka mohuar akuzat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bazuar të dhënave të sistemit TIMS, i riu ka mbërritur në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit, më 17 shkurt të këtij viti. Për mbërritjen në vendin tonë i riu është ndihmuar nga familja e ish-deputetit Asllan Dogjani, pasi bashkëshortja e tij rezulton të jetë halla e 24-vjeçarit. Ata i kanë siguruar fillimisht vizën dhe më pas strehimin, por duke mos patur informacione për aktivitetin e tij në Gjermani.

Ish deputeti demokrat Asllan Dogjani avokati i të riut nga Taxhikistani, u arrestua për terrorizëm

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?