Ish-deputeti demokrat: O popull mos bëni më sehir, hajde ti vëmë traun Ramës

Situata që shkaktoi vendosja e taksës së qarkullimit në Rrugën e Kombit ka shkaktuar revoltë jo vetëm të qytetarëve pro tashmë edhe të klasës politike. Pas thirrjes së fortë të një dite më parë të kryetarit të grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili për ta refuzuar pagesën e vendosur nga qeveria, një tjetër apel i fortë vjen nga radhët e Partisë Demokratike.

Është ish-deputeti Gert Bogdani i cili përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” bën i bën apel qytetarëve që të braktisin rrjetet sociale dhe të dalin në rrugë për të bllokuar qarkullimin e vetë kryeministrit Edi Rama

“OPOZITARE (Partiake e Jo Partiake), levizni menderin nga Facebook e VENDOSINI TAKSE edhe JU, Edi Rames e Erion Velise!!!

Swiss Digital Desktop Reklama

VENDOSINI TRAUN te Rruga per Surrel e te Hyrja e Kodres se Diellit!!!

Swiss Digital Mobile Reklama

Para se te harrohet taksa 10 euro per Rrugen e Kombit, se do harrohet kur ne 1 Prill te filloje taksa e shtepiave. Para se te harrohet edhe ajo, sic jane harruar te tjerat deri tani!!!

Je Kuksian, Hasian, Kosovar, Tirans, apo jo, Lere Facebookun dhe Ngrihu e Vendosi Takse edhe TI!!! …Derisa Edi Rama e Erion Veliaj te paguajne ose ta heqin taksen!!!

Per ndryshe bej sehir, futi nje status a nje koment, dhe mos u anko!!!”- shprehet Bogdani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?