Ish-deputeti demokrat, zgjidhet kryetar i PD në Durrës

Ish-deputeti Igli Cara është zgjidhur në krye të demokratëve të Durrësit.

Në total, në zgjedhjet e Durrësit votuan 1,995 votues, nga këto 1143 vota shkuan për Igli Carën, 603 për Ardian Mukën dhe 217 për Osman Stafën. Cara mori 57% të votave përkundrejt dy kandidatëve të tjerë Muka dhe Stafa.

Nga 14 degët e PD-së ku u mbajt zgjedhjet këtë të shtnë, gara më interesante ishte në Durrës. Stafa ka qenë më herët kryetar i degës, Cara ka qenë deputet i PD-së, ndërsa Muka ka qenë kandidat në zgjedhjet e 6 marsit.

SHKARKO APP