Ish-deputeti Dogjani: I njoh me emra bandat në Shkodër, qyteti është në terror
Ish-drejtuesi i Policisë dhe deputet Asllan Dogjani, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ u shpreh se shkak i ngjarjeve të fundit kriminale në Shkodër dhe të gjithë Shqipërinë është qeverisja, që sipas tij bashkëpunon me bandat.
“Kjo është në të gjithë Shqipërinë, por në Shkodër plasi. Pse jemi në këtë gjendje? Shkaqet dihen. Kam frikë se do të shpërthejë në të gjithë Shqipërinë. Qeveritë bien se punojnë keq. Fakti që situata ka shkuar në këtë gjendje, do të thotë se grupet janë të lidhura me politikën. Unë i njoh të gjitha grupet kriminale në Shkodër.
Këto grupe janë përdorur në fushata për të fituar vota dhe fatkeqësisht. Janë përdorur nga PS për të ardhur në pushtet. I njoh me emra, se i kam goditur. Nuk ndodh vrasja për një ditë, ka një histori. Fola me disa punonjës policie dhe policia kohët e fundit nuk ka hyrë në Dobrac, po sot pse nuk hynë? Nëse njëri nga grupet do të arrestohej do të lirohej nga politika.
Siç tha edhe Mit’hati duhet të kuptojmë pse është krijuar gjendja? Cilët janë faktorët? Ky lloj operacioni është vetëm një shoë që po bëhet. Policia i ka të gjitha mundësitë për të zgjidhur të gjitha çështjet kriminale. Kjo situatë nuk ka qënë ndonjëherë në Shkodër. Sot qytetarët e Shkodrës janë në terror. I di unë që kam qënë edhe atëherë, të njëjtit janë edhe sot. Shkodra e do rendin. Ata që nxore në foto janë sportistë”- tha Dogjani.
KOHA JONË SONDAZH

