Ish-deputeti: Fëmijët ecin 7 km për të shkuar në shkollë, rrezikohen nga kafshët e egra

Ish-deputeti i Partisë Demokratike në zonën e Kloskatundit në Dibër Xhemal Gjunkshi i ka kërkuar qeverisë që të mundësojë transportin e nxënësve të shkollës së fshatit. Sipas PD fëmijët përshkojnë 7 kilometra për të shkuar dhe 7 të tjera për t’u kthyer në shtëpi.

Gjunkshi thotë se terreni është mjaft i vështirë dhe përveç kësaj fëmijët mund të jenë të rrezikuar edhe nga kafshët e egra që ka në këtë zonë.

“Gjatë rrugës duke ardhur nga Burreli për në Peshkopi, në afërsi të Qafë Dushkut, pash tetë fëmijë të vegjël nga mosha 5 deri në 10 vjeç të cilët të cilët po shkonin në shkollë. Nuk e kuptoj se si këta fëmijë mund të lëvizin në këto kushte, në këtë terren që është kaq i vështirë, që të lëvizin vetëm, pa një mjet transporti. Është e pa tolerueshme ku këtu terreni është shumë i vështirë, ka edhe kafshë të egra. Të mos presim që të ndodhë një fatkeqësi dhe qeveria të kujtohet për të siguruar transportin e këtyre nxënësve. Në emër të Partisë Demokratike i bëj thirrje qeverisë, kryeministrit Rama, që të marrë masa urgjente për sigurinë e trasnportit të këtyre nxënësve të cilët udhëtojnë në një terren mjaft të vështirë dhe në kushte mjaft të vështira të motit”, thotë Gjunkshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?