Ish-deputeti foto me shqiptaren që fitoi në Suedi

Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa ka postuar në Facebook foto me eurodeputeten shqiptare Arba Kokalari pas zgjedhjeve në Suedi.

“Arba Kokalari është europarlamentarja me e re! Jashtëzakonisht i lumtur për fitoren e Arbës dhe EPP e cila rikonfirmohet si parti e parë në Suedi dhe në të gjithë Europën.  Triumfi i së djathtës në Europë është një ogur i mirë edhe për Shqipërinë! Urime europarlamentares së parë me origjinë shqiptare! Shqiptarët janë krenarë për ty Arba! Shqipëria si Europa”,-shkruan ai.

Sipas PD-së, Endri Hasa ndoqi nga afër rezultatin e zgjedhjeve në selinë qendrore të Partisë së Moderuar të Suedisë (Moderatna), së bashku me Arba Kokalarin dhe kandidatët e tjerë të listës së Moderatna.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?