Ish-deputeti i PD, Adrian Turku: Jeta ime nuk ka kaluar bosh

Të marrësh urime për datëlindje tingëllon gjithmonë bukur e sidomos kur ato vijnë edhe nga miq virtualë që ndjekin jetën tënde profesionale, atëherë përvjetorët e lindjes bëhen edhe më e veçantë. Kështu ka ndodhur edhe me ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ardjan Turkun, i cili ditën e djeshme ka festuar përvjetorin e lindjes. Urimeve të shumta që kanë mbërritur në adresën e tij të Facebook e jo vetëm, z. Turku ju është përgjigjur me një falenderim e njëkohësisht reflektim mbi të shkuarën në formë nostalgjie.

 

Te nderuar miq!

Sot kisha nje dite te bukur, timen dhe familjes sime. Ne kete pervjetor ditelindjeje, natyrshem kthen koken pas dhe sheh rrugen nga ke kaluar. Si gjithkush, edhe une kam pasur gjera, qe ndoshta duhet t’i kisha bere me ndryshe. Gjithsesi kenaqem me faktin qe ne familje, shoqeri, profesion e politike, diku me shume e diku me pak, jeta ime nuk ka kaluar bosh. Por ajo qe me gezon me se shumti eshte fakti qe sot urimet e shumta ne bisedat e mesazhet telefonike, e sidomos disa qindra te tilla ne mesazhet ne fb me konfirmojne se rrethohem nga njerez e miq te mire e te shumte. Prandaj edhe me lejoni qe kete miresi tua kthej me urimet me te mira per ju e familjet tuaja. Paci shendet, lumturi, begati dhe sukses, ashtu sic ju vete do ta deshironit!

 

Ardian Turku ka deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë nga viti 2009 deri në vitin 2015 kur e dorëzoi mandatin e deputetit për të kandiduar për kryetar Bashkie në Elbasan në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit 2015. Ai është diplomuar për Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës në vitin 1979. Në vitet 1982-1983 është specializuar për pedagogji dhe psikologji. Nga viti 1992 deri në vitin 1997 ka dhënë mësim si pedagog në Departamentin e Psikologjisë dhe Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan. Në vitin 1997 merr titullin Doktor i Shkencave.

SHKARKO APP