Ish-deputeti i PD në zi, humb babain

Nuk nis mbarë viti i ri për ish deputetin dhe ish ministrin demokrat, Enkelejd Alibeaj.

Siç njofton vetë ai, përmes një postimi në Facebook, sot ka ndërruar jetë pas një sëmundje të gjatë babai i tij, Lutfi Alibeaj, 82 vjeç.

Enkeled AlibeajMe hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta, pas një lëngate të gjatë të babait tonë Lutfi Alibeaj, në moshën 82 vjeçare. Njeriu që pati një jetë plot vuajtje e sakrificë, e që u mundua të na rrisë dinjitozë e me emër të mirë! Iku duke na lënë nje boshllëk që na mbetet, me shpresën se kujtimi, emri i mirë dhe respekti për të, të na lehtësojë dhimbjen!

Ritet mortore, i zhvillojme pranë ambienteve te agjencise funerale “Universi” në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, megjithëse jeni të mirëkuptuar të gjithë për kohën e vështirë që po kalojmë! Varrimi, nesër në ora 10.00 në Tufinë.
Paçi veçse gëzime në familjet tuaja!

Babai i ish-deputetit Enkelejd Alibeaj

SHKARKO APP