Ish-deputeti i PD-së dhuron dy respiratorë dhe një pajisje dialize në spitalin COVID2, Kreu i Urgjencës i shpreh mirënjohje: Leksion qytetarie

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka falënderuar publikisht ish-deputetin e PD-së Agron Shehaj për kontributin që ai ka dhënë për spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Shehaj ka dhuruar dy pajisje respiratore si dhe një pajisje dialize për t’i ardhur në ndihmë pacientëve me koronavirus në spitalin COVID2.

Ndaj kreu i Urgjencës Kombëtare përmes rrjeteve sociale tregon mirënjohje të thellë për këtë akt human, i cili në kushtet e pandemisë mund të shpëtojë jetë.

Reagimi i plotë:

I nderuar z. Agron Shehaj

Ju sot veç ndihmës mjeksore të domosdoshme për qytetarët shqiptar në këto kohë Covidiane, dhatë një leksion qytetarie. Nuk ka nevojë për shumë fjalë , Thjesht Faleminderit.

Dr. Skender Brataj

SHKARKO APP