Ish-deputeti i PD-së fiton betejën me Covid-in: Për këtë u detyrohem shumë personelit shëndetësor dhe familjes. Respektoni masat

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, i cili ka një karrierë të gjatë në Forcat e Armatosura ka fituar betejën me koronavirusin.

Në një shënim përmes rrjeteve sociale, teksa bën me dije se tashmë është rikepureruar plotësisht, Gjunkshi përcjell dhe një falënderim për stafin mjekësor që e asistoi në betejën me atë që ai e cilëson si “armikun global”, Covid-19.

“Të dashur miq, kolegë dhe të afërm!

Si pasojë e infektimit me Covid19, dhe disa simptomave më të rënda se normalet, për disa ditë u kurova në spital. Fatmirësisht tani që flasim jam rikuperuar dhe ndihem shumë mirë.

Më në fund ja dola të triumfoj edhe mbi armikun global COVID-19.

E për këtë u detyrohem shumë personelit shëndetësor, familjes sime që kontribuan në shërimin tim të plotë.

Nuk mund të lë pa falënderuar  miqtë, kolegët që me mesazhet,telefonatat më dhanë mbështetje e kurajo, për të përballuar COVID-19!

Mbani maskën!

Rruani distancën!

Mbani higjienën personale!”, shprehet Gjunkshi.

SHKARKO APP