Ish-deputeti i PD-së i kthehet me vargje: Rama po na e heq trurin

Ish-deputeti demokrat Sherefedin Shehu ka gjetur një mënyrë origjinale për ti kujtuar kryeministrit Edi Rama premtimet e pambajtura prej tij në këto 5 vite qeverisje.

Teksa i referohet turit të llogaridhënies që qeveria ka nisur prej disa ditësh në të gjithë vendin, Shehu thekson se Rama po e ngre lavdinë e tij mbi vendin e rrënuar nga vetë ai.

Postimi i plotë Sherefedin Shehut

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama po na heq trurin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Del e tregon përralla dhe thotë po jap llogari. Ka 5 vite që na qeveris dhe akoma na tregon se çfarë do të bëjë në të ardhmen. Si nuk thotë një fjalë për ato që nuk ka bërë? Si nuk kërkon ndjesë që po na përzë nga Shqipëria? Ai po na heq bukën e gojës që të na kontrollojë më lehtë. Ai po ngre lavdinë e tij mbi vendin e rrënuar. Atij i rritet kënaqësia kur i merr frymën biznesit. Ai nuk ka mëshirë për qytetarët kokëulur. Prandaj u përpoqa që ta përshkruaj më poshtë Ramën e vërtetë:

Ramë O Ramë

 

E fillove me aksione,

I quajte reforma,

Të na hypësh lehtë,

Mbi kurrizet tona.

 

Ta parat ishin taksat,

Pastaj drita e llampës,

Nuk harrove ujin,

Dajakun e radhës.

 

Je i paparë,

Se nuk ke të ndalur,

Në rritjen e taksave,

Edhe pse të varfër.

 

Na takson tokën,

Na takson krevatin,

Takson dhe tavolinën,

Ku ne hamë vaktin.

 

Na takson arën,

Na takson traktorin,

Thua e do ligji,

Dhe vazhdon zakonin.

 

Na takson punën,

Na takson pagën,

Na bëre për kothere,

Por mos e çaj kokën!

 

Na takson dhinë,

Na takson lopën,

Na takson pantallonat,

Por harrove kopsën.

 

Na takson këpucët,

Na takson këmishat,

Na takso dhe pluhurin

Që ju mbulon të krisurat.

 

Na takson pijet,

Na takson duhanin,

Taksoji dhe mendimet

Nëse guxojnë e dalin.

 

Na takson ujin

Dhe bukën që hamë,

Na takso dhe lotët

Nëse guxojmë të qajmë.

 

Na takson naftën,

Na takson makinën,

Dhe gjej ndonjë mënyrë

Edhe për prapanicën.

 

Na takso çfarë kemi

Dhe na e bëj të qartë

Se nuk ke të ndalur

Deri në qindarkë.

 

Nëse dikush bërtet

Dhe kundërshton me forcë

Mos ja ndaj taksat

Deri në atë botë.

 

Pastaj taksoji arkivolin,

Taksoji dhe varrin,

Aty ku i pushon shtati

Taksoji dhe barin.

 

Mbi pllakën e gurtë,

I shkruaj këto fjalë,

“Taksat nuk do të ndahen,

Edhe këtu në varr”.

 

Dhe pasi ta varrosësh,

Mos rri rehat,

Vazhdo dhe taksoje,

Nëse ka lënë gjë pas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?