Ish-deputeti i PD-së në krah të Malajt: Arben, gëzohu se ke fituar lirinë që ju mungon shqiptarëve
Ish-deputeti demokrat, Sherefedin Shehu del në krah të ish-ministrit socialist Arben Malaj i cili me vendim të kryeministrit Edi Rama u shkarkua nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.
Përmes rrjeteve sociale, eksperti i ekonomisë i bën apel kolegut të tij që të gëzohet, pasi me këtë vendim ai ka fituar lirinë që iu mungon shqiptarëve.
“Arben, gëzoju se ke fituar lirinë që ju mungon shqiptarëve!
Pezullimi ose shkarkimi de facto i Arben Malajt është instalim i luftës së klasave në Shqiperi. Ai pezullohet sespe nuk është në linjë me vijën e Partisë. Arben Malaj është socialist “i thekur” por specialist dhe njeri i vërtetë. Unë kam bashkëpunuar me të si Zëvendës Minister në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar në vitin 1997 por ndarja politike nuk na ndau në menaxhimin me përgjejgjësi të financave shqiptare në atë periudhë të vështirë. Shumë të djathtë që punonin në Minstrinë e Finanacave në atë kohë besoj se e kujtojnë Arbenin si një MInistër që nuk i flaku por që ju dha një mundësi. Mjerë ata që e pezulluan Arbenin dhe fërkpjnë barkun të kënaqur nga ideja se i hoqën bukën e gojës. Ata të mjerë janë fizikisht në këtë kohë sespe jetojnë kohën e kaluar. Arben mos u mërzit por gëzoju se ke fituar lirinë që ju mungon kaq shumë shqiptarëve”, shprehet ish-deputeti i PD-së, njëherësh dhe ekspert i ekonomisë, Sherefedin Shehu.