Ish-deputeti i PD-së para Komisionit të Posaçëm: Jam për zgjedhje të lira e të ndershme
Ish-deputeti i PD-së, Sali Shehu u paraqit para Komisionit të Posacëm për të folur për kandidaturën e tij si komisioner në KQZ. Në fjalën e tij, nisi me thënien e Bashës “Për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ndërsa theksoi se të gjithë anëtarët e Komisionit e njohin mirë ndaj arsyeja e vetme që ka aplikuar është që zgjedhjet të mos shkojnë në drejtim të paditur.
Pasi u shpreh i prerë, reagoi Gjiknuri duke qeshur teksa i linte radhën për të folur Myslim Murrizit që mbështeti gjithcka tha Shehu.
Sali Shehu: Më njihni mirë. Ka vite që 2 palët rregulloni ligjet, garoni, merrni rezultatet dhe gjithcka shkon në drejtim të paditur. Nuk kam nevojë të flas për vete, besoj në faktin se ndryshimi i ligjit do të sjellë të reja për zgjedhjet dhe besoj se një harmonizim elegant ti japë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Damian Gjiknuri: Na godite dy palët. Po ja lë Myslimit se është palë e tretë këtu.
Myslim Murrizi: Palë e tretë zoti Gjiknuri prej 31 vitesh janë vetëm shqiptarët që kanë ngrënë shkelmat e 2-3 palëve në kurriz. Nuk kam qef të jem as palë e parë, as e dytë. Unë jam viktimë e ikjeve të zgjedhjeve në drejtim të paditur tre herë rresht. Unë mbështes gjithcka tha Shehu dhe ka ardhur koha që duhet të jetë burrë me B të madhe që të mos trembet kur në celular e merr Hasani apo Hyseni.