Ish-deputeti i PD-së: Policia provokon protestën
Nga kryeministria, aty ku pritet të nis protesta e 6-të Kombëtare e opozitës, ish-deputeti i PD-së, Luan Baçi tha se është policia ajo që provokon protestën. Ai u pyet për thirrjen e Presidentit dhe të trupave diplomatike që në protestë të mos ketë dhunë, ku theksoi se në protestat e opozitës nuk ka dhunë pasi janë paqësore. Për të, një flakadan nuk është shenjë dhune.
“Për protestën e sotme vendosin qytetarët. Protestat duhet të jenë jo të dhunshme. Protestat e PD nuk kanë qenë të dhunshme. Nuk mund të quhen të dhunshme ato shishet që i quajnë si molotovë. Policia është provokatore e dhunës. Nga një opozitë në kushte depresioni, ka dalë në rrugë dhe ka në mbështetje popullin, nuk mund të presin që t’i hedhim lule. Mund të ketë edhe tensione të cilat gjithmonë janë prezent në një protestë. Këto qytetarët që vijnë pas opozitës nuk vijnë vetëm për ndërrim pushteti”, u shpreh Baçi.
KOHA JONË SONDAZH

