Ish-deputeti i PS: Kush sulmon sot Bashën, i bën shërbimin më të mirë Ramës
Taulant Dedja, ish-deputet i PS dhe drejtues i forumeve socialiste për shumë vite, shprehet se shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet sot Edi Ramës janë sulmet ndaj Lulzim Bashës.
Dedja, që i përket brezit të politikanëve që ishin pjesë e PS në kohën kur demokracia e brendshme ishte në nivelet më të larta, thotë se ajo që po bën Edi Rama me vendin është një lloj diktature.
“Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës sot është të sulmosh Lulzim Bashën! Regjimi Hoxhist ishte shtet ligjor. Na shtypi me ligj 45 vjet! Në djall ata të huaj që na tregojnë pikërisht sot shtetin ligjor!”,- shprehet Dedja.
KOHA JONË SONDAZH

